-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gratë afgane protestojnë kundër mbylljes së salloneve të bukurisë

Kryesoret

Gratë në Afganistan e kanë mbajtur një protestë të rrallë kundër vendimit të talebanëve për t’i mbyllur sallonet e bukurisë.

Gratë janë dëgjuar duke brohoritur “punë, bukë dhe drejtësi”, teksa kanë protestuar në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Garda e talebanëve është përgjigjur me topa uji.

Të drejtat e grave janë kufizuar ashpër prej kthimit të talebanëve në pushtet, në gusht të vitit 2021. Talebanët u kanë dërguar paralajmërim njëmujor bizneseve që t’i mbyllin sallonet në gjithë shtetin.

Ata kanë thënë se vendosja e parukave dhe rregullimi i vetullave janë kundër vlerave të Islamit dhe se prindërit janë duke humbur para nëpër sallone të bukurisë kur martohen çiftet.

Vendimi ua kufizon edhe më shumë hapësirën grave afgane, të cilave u është ndaluar tashmë shkollimi pas klasës së gjashtë, palestrat dhe shëtitjen në parqe.

Oda Ekonomike e Afganistanit ka thënë se mbyllja e të gjitha salloneve të bukurisë do të rezultojë më humbje të 60.000 vendeve të punës.

Sallonet e bukurisë janë mbyllur edhe kur talebanët kanë udhëhequr Afganistanin në periudhën 1996 – 2001. /REL

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit