Policia Kufitare në Shëngjin ka shpëtuar 5 personave të cilët kishin ngelur në det me 3 mjete lundruese pasi kishin humbur kontrollin mbi drejtimin e tyre dhe ishin larguar shumë nga bregu.
5 personat, mes tyre edhe të mitur, po lundronin në zonën e Ranës së Hedhun, ku për shkak të erës së fortë, kishin humbur kontrollin e drejtimet të mjeteve lundruese duke u larguar shumë nga bregu dhe duke rrezikuar të mbyteshin.
Pasi kanë shkuar te 5 personat e mbetur në det, punonjësit e policisë i kanë shoqëruar ata deri në breg, së bashku me mjetet e tyre lundruese. Të 5 personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.