-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumba drejt “Tolit”! Si shpëtoi shitësja e marketit për “fije floku”?

Kryesoret

Pasditen e sotme mbeti i vdekur 42-vjeçari, Nikolin Lekstakaj pas një atentati në Balldre.

Ngjarja u regjistrua 300 metra larg shtëpisë së tij në Balldre ku viktima kishte ndaluar në një lokal për të blerë një pije freskuese.

Mësohet se në momentin kur ai ka dalë nga lokali është afruar një makinë në të cilën ndodheshin 2 persona të maskuar të cilët kanë qëlluar në drejtim të 42-vjeçarit.

Nga të shtënat është rrezikuar edhe jeta e shitëses së dyqanit ku bleu për herë të fundit viktima.

Menjëherë pas të shtënave autorët janë larguar dhe kanë lënë të vdekur në vend Nikolinin. Sipas policisë hetimet kanë nisur për rastin de është krehur vendi për të kapur autorët dhe dyshohet për hakëmarrje.

Ngjarja e ditës së sotme dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj i cili u vra 3 muaj më parë në lokalin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit