Udhëheqësi i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin i cili ka udhëhequr rebelimin e ndërprerë në Rusi javë më parë është parë përmes një videoje në Bjellorusi, përveç se ka mirëpritur luftëtarët e tij, thënë dhe se ata do të nisen drejt Afrikës.
Sipas Prigozhinit, grupi mercenar rus do ta ndalë angazhimin në luftën e Rusisë në Ukrainë.
Në videon e publikuar nga ekipi i tij në Telegram, Prigozhin është parë përpara një numri të madh të njerëzve të armatosur duke i përshëndetur “në tokën e Bjellorusisë”.
Që kur lideri i Wagnerit është parë duke u larguar me makinë nga qyteti rus Rostov-on-Don, më 24 qershor, nuk është ditur më asgjë për vendndodhjen e tij.
“Ju keni bërë shumë për Rusinë. Çfarë po ndodh tani në front të luftës është trup në të cilin nuk kemi nevojë të marrim pjesë. Ne duhet ta presim momentin kur do të mund ta shprehim veten plotësisht”, ka thënë Prigozhin në video, data e incizimit të së cilës nuk dihet.
Mes tjerash, Prigozhin ka thënë se “kemi marrë vendim që do të qëndrojmë këtu në Bjellorusi për një kohë”.
“Përgjatë asaj kohe, unë besoj shumë që do ta shndërrojnë ushtrinë bjelloruse në ushtrinë e dytë më të mirë në botë. Ne duhet të trajnohemi më shumë, më pas të nisemi për në destinacionin e ri, në Afrikë, dhe më vonë, me siguri, do të kthehemi sërish te operacioni special ushtarak në Ukrainë, kur të jemi të sigurt që nuk do të detyrohemi ta turpërojmë veten”, ka shtuar Prigozhin. /REL
Artikulli i plotë këtu.