-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thumbon keq Don Phenom: Çuna si Luizi, Shkodra ka plot…

Kryesoret

Pas disa kohësh mungesë, Don Phenom është rikthyer në vëmendje të publikut së fundmi në një intervistë për emisionin “Lancio” në Top Albania Radio. Në këtë dalje të tij, ai zbuloi shumëçka.

Lidhur me planet e tij muzikore, ai u shpreh: Do të dalë një videoklip tjetër, një super bashkëpunim.

Dy fjalë kishte edhe për Luizin, duke thënë: Luizi është tipik shkodran me batutat e veta. Në çdo lagje i kemi të paktën 5 Luiza. Është vetë qyteti…

Reperi nuk e hodhi poshtë mundësinë edhe të një bashkëpunimi më patriotin e tij: Të shohim… You never know.

Në lidhje me Unikkatilin dhe Noizy-n, Don Phenom tregoi: Me Unikkatil kemi disa këngë që do dalin. Janë dy këngë që do dalin shumë shpejt. Zakonisht Viktori nuk i bën me klipe, por me lyrics.

Po me Noizyn? A do të kishte një pajtim mes tyre?!

Kemi koncerte gjigante me Unikkatil nuk kam qejf të bëhem pjesë e stafit, nuk është diçka që e mendoj… Muzika është pak si politikë. Ndonjëherë dhe politikanët mblidhen, nuk jam kundër ideve ose konkluzioneve që bëjnë njerëzit. Thjesht nuk është diçka që e kam menduar vetë.

Në fund ai e mbylli intervistën duke folur për ndjesitë e tij si baba tashmë: Është kënaqësia më e madhe për të qenë prind, dashuria e prindit për fëmijën nuk përshkruhet.

Familjen e vlerësoj më shumë se çdo arritje tjetër. Muzika është nga inspirimi dhe gjërat që shohim, që jetojmë, që na inspirojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit