Përdoruesit e aplikacionit “WhatsApp” nga kompania “Meta” po përballen me një problem këtë mbrëmje pasi nuk po marrin e as nuk po dërgojnë dot mesazhe.
Jo vetëm që versioni i aplikacionit celular nuk funksionon, por edhe versioni për PC nuk arrin të funksionojë.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion nga “WhatsApp” në lidhje me këtë çështje. Nëse rifreskoni versionin e desktopit, thjesht do të shihni ekranin e ngarkimit me një mesazh “WhatsApp encryption end to end”.