-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

7 të vdekur, si nisi saga e hakmarrjes për 10 mijë lekë mes fiseve?

Kryesoret

Lezha u trondit dje nga një vrasje me armë zjarri. Viktima është Nikolin Lekstakaj. Policia e Lezhës shoqëroi disa persona pas vrasjes së 42 vjeçarit pasditen e së mërkurës në Balldre. Të shoqëruarit janë kryesisht nga fisi i Nikulajve. Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar. Nikolin Lekstakaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi nga persona të paidentifikuar sapo doli nga një market.

Si nisi saga e gjakmarrjes mes dy fiseve

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën 27 vite më parë. Në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.

Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën.

Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cilëve dhe vëllain e Ardian Nikulajt.

Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarja këto të pa zbardhura.

Ndërkohë, edhe ekzekutimi i sotëm duket se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin, vrasje për të cilën u arrestuan disa shtetas, mes tyre dhe të huaj.

Vrasja mafioze e “Tolit”, shoqërohen disa persona, por s’ka asnjë emër

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit