Opozita prej më shumë se tre orësh nuk e liron foltoren e parlamentit duke kërkuar mocion me debat me Edi Ramën. Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh Edi Rama të vijë dhe të japë llogari për inceneratorin, arratisjen e Arben Ahmetajt, por edhe ndërprerjen e fondeve nga Bashkimi Europian.
“Në këtë aferë ka një përpjekje propagandistike për të folur për Mërtirin dhe Zoton, por këta emra kanë një qëllim, të mbrojnë dhe maskojnë pronarët e vërtertë të sipërmarrjes së djegësave.
Edi Rama për sipërmarrjen e tij, dhe kurrë për të Zotos dhe Mërtirit, shkelmon strategjinë e hartuar me 4 milionë euro nga BE për trajtimin e plehrave.
Edi Rama për ndërmarrjen e tij dhe jo për Zoton, mblodhi 12 zëvendësministra, 9 prej tyre patën kurajo të refuzonin këtë akt antiligjor. Pas kësaj, Edi Rama me Agaçin e tij thirrën një nga një dhe mblodhën firmat, dhe në kundërshtim me ligjin, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.
Duke shpallur mirënjohje për OLAF për zbulimin e Frida Gugales, i bëj thirrje të hetojë shkelmimin e strategjisë së mbetjeve dhe kalimin te ndërmarrja e Edi Ramës.
Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe kurrë- dhe u lutem gazetarëve që të t’u thonë të vërtetën qytetarëve- Zoto e Mërtiri, ishin Edi Rama dhe Agaçi që caktuan Mërtirin dhe Zoton, dy njerëz që nuk ishin marrë kurrëme plehra, ligji i ndalonte të paraqiteshin për tendera.
Edi Rama, Agaçi dhe ministrat e tij, jo vetëm përzgjodhën dy njerëz që nuk ishin marrë kurrë, por u dhanë pa garë, firmosën në kundërshtim me ligjin, që të marrin aferën 420 milionë, që tani rezulton 720 milionë euro. Edi Rama dhe Agaçi firmosën për kontratën me negociatë të mbyllur. Me një procedurë që e ndalon ligji” tha ai.