Gjykata e apeli në Caltanissetta la në fuqi të mërkurën dënimin me burgim të përjetshëm të bosit të “Cosa Nostra” nga Sicilia, Matteo Messina Denaro për përfshirjen e tij në dhjetëra vrasje duke përfshirë edhe bombat e vitit 1992 që vranë prokurorët antimafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borselino.
Kreu i Cosa Nostra-s, i cili kishte qenë në arrati për 30 vjet, u kap në mes të janarit në një klinikë kanceri në Palermo. Tani ai ndodhet në një burg të sigurisë maksimale në L’Aquila.
Gjithashtu në vitin 1993, ai ndihmoi në organizimin e rrëmbimit të 12-vjeçarit Giuseppe Di Matteo për të detyruar të atin të hiqte dorë nga dëshmia kundër mafies. Ai e mbajti djalin në robëri për më shumë se dy vite, e më pas e mbyti dhe e treti trupin e tij në acid.
Messina Denaro u dënua gjithashtu për sulmet me bomba në vendet fetare dhe artistike në Milano, Romë dhe Firence në vitin 1993, në të cilat 10 persona u vranë dhe 40 u plagosën.