Një 21-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër pas denoncimit të një qytetari amerikan me inicialet E. I., se i riu i kishte vjedhur një shumë parash prej 27 000 lekësh të rinj dhe 55€.
Dyshohet se 21-vjeçari me inicialet G. B., e kreu aktin e vjedhjes në një nga rrugët pranë qendrës së qytetit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.