Ish-kryetarja e LSI-së, deputetja Monika Kryemadhi denoncon se vëllai i ministres së Bujqësisë, Frida Krifca ka bërë bizës me inceneratorin e Tiranës, në kohën që po sipas saj, motra e tij aprovonte fonde për serën, 310 mijë euro pranë djegësit të kryeqytetit.
“Nga sot e në vijim Qeverinë shqiptare do ta quajmë Qeveri e Dardhave, ose Qeveri totalisht e paaftë.
Këtë e ndajnë shqiptarët në zgjedhjet e radhës, që mund të jenë edhe më shpejt sesa parashikimi.
Po si more, dy metra KM, paska ngrënë dardha edhe Frida pas kurrizit tënd?! Po si shpjegohet, që e gjithë Qeveria përlyhet e përzihet me Inceneratorët?
Sula: Krifca fol! Ku shkuan 310 mijë eurot e serës që mori inceneratori?
Po si shpjegohet, që i kanë kaq shumë qejf plehrat, aq sa nuk lanë familjar pa u përzierë me to?!
Rastësi e çuditshme?! Po sa qejf i paska patur dardhat kjo qeveri mor aman.
Dhe për ata që kanë interes për foton, aty tregohet sesi vëllai i Ministres së Bujqësisë, “bente biznes” me inceneratorin e Tiranës, në kohën kur motra e tij aprovonte fonde për serën tek inceneratori i Tiranës” shkruan ajo duke publikuar edhe dokumentet.
Krifca është në qendër të skandalit, pasi Brukseli preu fondet për bujqësinë shqiptare për shkak të hetimeve për korrupsion.