Studentët e mjekësisë po protestojnë jashtë Kuvendit, teksa brenda deputetët e opozitës kundërshtojnë shumicën që është e vendosur për kalimin e ligjit.
“I kërkojmë zonjës Nikolla, të krijojë një grup negociatash me studentët që të dëgjohen. Ministrja thotë se studentët janë dakord, por në fakt të gjithë janë kundra.
Studentët të mos jenë atje jashtë, në pikën e vapës, 40-50 gradë. Studentët lejojini të vijnë këtu të flasin, të dëgjohen” kërkoi deputetja demokrate, Zheni Gjergji.