Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të kthehet nga plazhi dhe të japë llogari në Kuvend për skandalet, që sipas tij kanë përfshirë qeverinë nga Tirana në Bruksel. Kreu i qeverisë reagoi pak më herët nga rrjetet sociale për Kosovën, por këtu Bardhi i tha se Prishtinës ka kush i del zot.
“Kosovës ka kush i del zot, ku vetëm sa ka prishur punë duke u bërë zëdhënësi i Serbisë. Të vijë të japë llogari për bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, pse i paguan mafiozët e inceneratorëve dhe së treti pezullimin e fondeve të bujqësisë.
Zonjë (i drejtohet Frida Krifcës) ke kujdes çfarë flet, bëhet fjalë për periudhën kur ju keni drejtuar AZHBR-në. Por nuk është përgjegjësi e juaja, por atij që ju ka vendosur ju aty. Thirreni se më thonë që ka shkuar në plazh, boll është nxirë nga horlliqet” tha ai.