Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndodhej këtë të premte në Estoni, në panelin hapës të Konferencës Lennart Meri, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Evropës, duke thënë se na duhej Presidenti rus Vladimir Putin që Europa të zgjohej dhe të kuptojë vërtet kërcënim real gjeopolitik.
Fjala e Ramës
Presidenti Trump ka bërë që Evropa ta shohë veten me të gjitha dobësitë e saj. Si kryeministri i Shqipërisë, një vend që po kërkon të hyjë në BE dhe tashmë një veteran mes liderëve, kam dëgjuar aq shumë herë “ju duam në Evropë, ju duam në Evropë, ju duam në Evropë”, por kurrë nuk ndodhte që të hidhej një hap.
Na duhej Vladimir Putini që ata të zgjoheshin dhe të thoshin “ah, kjo gjëja gjeopolitike qenka e vërtetë, kërcënimi gjeopolitik është real, nuk qenka thjesht teorike”. Nga njëra anë Putini ndihmoi Evropën që të zgjohej dhe të përshpejtonte procesin për ne në përgjithësi dhe nga ana tjetër, Trump e ndihmoi Evropën të kuptojë që duhet të mbledhë veten.
Ajo çfarë shoh si problem është shkëputja tërësore në diskutimin tonë midis asaj që duhet të bëjmë në pikëpamjen ushtarake dhe çfarë duhet të bëjmë në pjesën tjetër. Këto janë të ndërlidhura. Unë kam shumë frikë se nëse këto shpenzime të mbrojtjes mbeten në këto përqindje abstrakte. Duhet të rritemi në 2,3,4,5 % dhe nuk lidhen, një me produktivitetin industrial dhe konkurrueshmërinë në Evropë dhe dy, me integrimin e prokurimeve që është një tjetër problem i madh. Dhe më pas me inovacionin në përgjithësi, plus me legjitimitetin demokratik për Evropën, jo vetëm për qeveritë e zgjedhura, atëherë Evropa do të ketë më shumë armë, por do të jetë më e dobët.
Përmasa politike është kaq e rëndësishme sepse nga ana tjetër, është gjithashtu një opsion që ne të gjithë këtë angështinë për ë të rrinë gjallë forcat e errëta që kanë qenë prej kohësh në Evropë dhe këtu duhet të bëhemi shumë seriozë sepse nëse riarmatimi dhe të gjitha këto shpenzime do të ndodhin krahas recesionit ekonomik, pabarazisë, panikut të emigracionit, besimit në rënie te partitë politike të qendrës, atëherë Evropa do të haset me një të djathtë ekstreme shumë më të fortë.
Me etnonacionalizëm dhe pastaj neofashizmi mund të shfaqet me ngjyrat e veta të vërteta. Dua të them që sfida e Evropës nuk është thjesht si të armatoset, si të ketë më shumë ushtarë, si të ketë më shumë armatime, si të rritet gjithmonë e më shumë, por duhet të sigurohet që riarmatimi të mos bëhet një mjet për destabilizimin demokratik.
Kjo është reale nëse duam të mësojmë nga historia, sepse Evropa e ka një histori që ka treguar shumë se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë të shmangim. Ne kemi admiruar dhe gati adhuruar Evropën dhe BE-në si një fuqi e madhe për paqen dhe sigurinë.









