Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas një mungese disa javë sot doli në një konferencë për mediat. Ish-presidenti foli për dosjen e Arben Ahmetajt duke akuzuar direkt kryeministrin Edi Rama. Ai tha se afera e inceneratorëve vazhdon.
“Çështja Ahmetaj është një ngjarje e pandodhur që numri dy i qeverisë të arratiset nga vendi. Edhe t’i shmanget drejtësinë që vetë ka votuar dhe që është tërësisht e papranueshme.
Tregon edhe krizën e jashtëzakonshme të korrupsionit që ka mbërthyer qeverinë dhe shtetin. Qëndrimi im ka qenë dhe është i qartë, duhet të përballet me drejtësinë për përgjegjësitë e tij ligjore, individuale dhe të mos harrojmë atë që ka thënë Ahmetaj, para disa muajsh se “ai nuk ishte aq i fuqishëm sa të garantonte ecjen përpara të një afere kaq të madhe si inceneratorët”. Sa më takon mua, besoj se dini që denoncimet e para kanë ardhur nga ne” tha ai.