Projektet muzikore për Luiz Ejllin pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” s’kanë fund.
Këngëtari, të cilit iu ndryshua jeta përgjithmonë në reality-show, është tashmë i angazhuar me koncerte dhe jo vetëm, pasi po gjen gjithashtu kohën të punojë në studio.
Mes bashkëpunimeve që ka paralajmëruar, Luizi do të sjellë gjithashtu një tjetër këngë dedikuar dashurisë së tij, Kiara Titos.
“KIARA” do të titullohet kënga e re që pritet të publikojë artisti dedikuar partneres së tij.
Titulli i këngës është bërë i ditur nga regjisori Xhulian Shabani nëpërmjet një postimi në Facebook, i cili do të merret me regjinë e videoklipit të Luizit.
“Kthehem me një pikënisje e më të fortë se më parë! Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjmë videoklipin e Luiz Ejllit, për këngën “Kiara”. Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, sepse tregon se vlerat e një artisti nuk vdesin kurrë, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhimi i ekipit të talentuar,” ka shkruar regjisori në Facebook.