Ditën e sotme policia e Lezhës ka njoftuar për gjendjen e një makine të djegur në Gjadër të Lezhës e cila dyshohet se mund të jetë përdorur në vrasjen mafioze të regjistruar dje në Gjadër ku mbeti i vdekur, Nikolin Leksatakaj ose i njohur ndryshe si “Toli”.
Sipas policisë makina u gjet e djegur ku brenda saj gjendej edhe një armë kallashnikov.
Në lidhje me makinën e cila dyshohet se është e atentatit, policia ka bërë të ditur se është makinë e vjedhur në Dimal të Beratit.
Policia që mbrëmjen e djeshme ka krehur zonën ku kryer kontrolle për të kapur autorët e vrasjes. Nga të gjitha kontrollet e ushtruara u gjet i djegur plotësisht një automjet tip Benz.
Sipas policisë kjo makinë rezulton të jetë e vjedhur në shtator të vitit 2022 në Dimal të rrethit Berat.
Nga kontrolli në automjet janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të gjitha të djegura plotësisht.
Arma e zjarrit e gjetur dyshohet të jetë arma që është përdorur për vrasjen e Tolit.
Nën drejtimin e prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore procedurale të thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.