Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka denoncuar serën me plasmas që ka kushtuar 310 mijë euro. Shpenzimet, tha ai, janë financuar nga AZHBR për inceneratorin. “Pyetja ime është e drejtpërdrejtë: A vlen kjo serë me plastmas e inceneratorit 310 mijë euro i financiar nga AZHBR, as 31 mijë euro nuk vlen. Të flas ministrja, ku kanë shkuar këto lekë” tha ai.
Deputeti i referohet një dokumenti ku një person që me prokurë të posaçme noteriale përfaqëson dhe vepron në emër të incerneratorit të Tiranës, “Integrated Energjy BV SPV” me të drejtë firmë në të gjitha dokumentet e shoqërisë, ka përfituar 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD nën masën “Investime në asete fizike të fermave bujqësore”, në emër të kompanisë së tij për të investuar në sera në një tokë në Sharrë që e ka blerë nga koncesionari.