Një ditë pas vrasjes mafioze të Nikolin Lekstakajt (Tolit), Policia e Lezhës njofton se ka shoqëruar dhe marrë në pyetje pesë persona, të cilët dyshohet se mund të kenë informacione mbi ngjarjen e rëndë.
Por ende uniformat blu nuk kanë asnjë të dyshuar, ndërsa pista kryesore e hetimeve është gjakmarrja. Po ashtu, policia ende nuk ka arritur që të identifikojë mjetin e përdorur nga autorët.
“Tolin e vranë”! Vëllai rrëfen si e mori vesh lajmin e zi: Isha me nënën…
Hetuesit e grupit hetimor kanë sekuestruar dhe po analizojnë kamerat e sigurisë së bizneseve, të cilët mendohet të kenë filmuar lëvizjet e autorëve.
Atentati ndaj “Tolit”, flet vëllai i viktimës: Sapo isha kthyer nga Tirana kur…