Pasditen e djeshme është regjistruar një atentat në Balldre të Lezhës ku mbeti i vdekur në vend Nikolin Lekstakaj ose siç njihej në zonë “Toli”.
Mësohet se ai në momentin që ka dalë nga lokali ku bleu një pije freskuese është qëlluar me 5 plumba nga një makinë tip “Mercedez Benz” i zi.
Nga këto 5 plumba të cilët janë qëlluar drejt tij 4 prej tyre e kanë kapur në trup që kanë sjellë vdekjen e menjëhershme.
I futi plumbat në gjoks në pragun e derës! Kush e vrau “Tolin” me pije në dorë?
Policia ka sekuestruar dy plumba, një që kishte ngelur në trupin e viktimës dhe tjetra në një shtyllë.
Në vendin e ngjarjes në momentin kur është regjistruar krimi i rëndë në dyqan kanë qenë dëshmitarë gruaja e cila po shiste dhe djali i saj i mitur.
Pista kryesore e hetimeve është gjakmarrja, pasi viktima ka lidhje me autorin e vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj i cili u vra në Shëngjin fiks 3 muaj nga atentati fatal i Tolit.
Policia ka sekuestruar dhe po analizohen kamerat e sigurisë së bizneseve, të cilët mendohet të kenë filmuar lëvizjet e autorëve.
7 të vdekur, si nisi saga e hakmarrjes për 10 mijë lekë mes fiseve?