16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e inceneratorëve, Jorida Tabaku: Nuk është më sekret, të ndalohen pagesat!

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se tashmë afera e inceneratorëve nuk është më një sekret, ndërsa bën thirrje që të ndalohen pagesat.

Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku thekson se i gjithë shteti është ngritur në këmbë dhe vazhdon të jetë avokati dhe bankomati për personat në kërkim. Sipas saj, kushdo që vazhdon pagesat per inceneratorët vazhdon të jetë pjesë e korrupsiomit.

“Sot që afera e inceneratorëve nuk është më sekret. Që kushdo ka lexuar me sytë e tij kapjen e shtetit në dosjen e korrupsionit të ish zv Kryeministrit. Që para drejtësisë ka 3 zyrtarë të lartë dhe dhjetëra të niveleve të ulëta, qeveria duhet që menjëherë të ndalojë kontratat dhe pagesat e inceneratorit të Tiranës. Përndryshe, kjo nuk është më një/disa zyrtarë që  kanë abuzuar. Por, i gjithë shteti është ngritur në këmbë dhe vazhdon të jetë avokati dhe bankomati për personat në kërkim. Sot, s’ka më mundësi të thuash: nuk pashë, nuk dëgjova, nuk di. Kushdo që vazhdon pagesat vazhdon të jetë pjesë e korrupsiomit”, shkruan Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit