-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grushte dhe dajak! Ja kush janë tre njerëzit që rrahën shefin e policisë

Kryesoret

Tre persona rrahën brutalisht, shefin e policisë bashkiake të Bulqizës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku sipas njoftimit të policisë janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte shefin e policisë bashkiake me iniciale E.L. për shkak të detyrës.

Policia njoftoi se i ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët që janë Fadil Tërnova 45 vjeç, Denis Tërnova 18 vjeç dhe Elidon Karaj 25 vjeç.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit F. T., 45 vjeç, D. T., 18 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Këta 3 shtetas, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., 35 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë shef i Policisë Bashkiake Bulqizë.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim” njofton policia.

Tre të rinj zhdëpin në dajak shefin e policisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit