-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Kosova, partner i denjë për SHBA-në dhe NATO-n

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ndodhet në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me Shefin e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Gjeneralin Mark A. Milley dhe shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate. Kurti shprehet se Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.

I ftuar nga Gjeneral Daniel R. Hokanson, mes 800 liderësh ushtarakë, Komandanti i FSK-së Gjeneral Bashkim Jashari mori pjesë dhe zhvilloi takime në 30-vjetorin e themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program – SPP), të Gardave Kombëtare.

Nën shoqërimin e Gjeneral Stephen Osbornit nga Garda Kombëtare e Ioëas, Gjeneral Jashari e takoi edhe Gjeneral Mark A. Milley, Shefin e Shtabit të Përbashkët, që iu adresua me fjalim të pranishmëve. Me këtë rast, Gjeneral Bashkim Jashari zhvilloi takime edhe me shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate.

Teksa po rrisim përmasën, shtojmë aftësitë dhe ngrejmë kapacitetet tona ushtarake, Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, ka shkruar Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit