-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndodh në doganë: “A keni gjë për të deklaruar? Po, dy raketahedhës nga Ukraina”

Kryesoret

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Calais të Francës. Dy të rinj janë ndaluar nga autoritetet doganore para se të hipnin në traget për në Britaninë e Madhe pasi në pjesën e pasme të furgonit të tyre kishin dy raketahedhës.

Ata u pyetën nëse kishin diçka për të deklaruar dhe thanë me qetësi absolute: “Po, ne kemi dy raketahedhës”.

Ata thanë më tej se armët iu ishin dhënë pas një misionin humanitar që ata kishin marrë pjesë në Ukrainë. Përveç raketave, që mendohet të ishin M141 të prodhimit amerikan, kishte 14 gëzhoja plumbash.

Raketat një përdorimshe ishin përdorur dhe nuk përbënin rrezik. Megjithatë, autoritetet evakuuan zonën për disa çaste. Ata dolën në gjyq dhe deklaruan se po ktheheshin nga Ukraina pas një misioni humanitar dhe armët iu ishin dhënë si simbol i fitores ukrainase.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit