Familja Zogu në Gramsh ka hapur dyert e mortit. Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç bashkë me nipin, Melis Zogu, 20 vjeç u mbytën të premten në liqenin e Banjës.
Në fshatin Cingar i Poshtëm ka vetëm heshtje, lot dhe dhimbje. Ikën katër jetë, tre prej tyre në lule të rinisë. Të afërmit dhe miqtë kanë shkuar për ngushëllim, por dhimbja është e madhe.
Nuk ka fjalë për ta përshkruar. Të katërt dje pasdite u futën për t’u larë, por nuk dolën më të gjallë prej liqenit të Banjës.
“I thithi liqeni”! Banorët: Jemi shokuar! Babai që vdiq me dy djemtë punonte në dasma