Malet e Lezhës vazhdojnë që të lulëzojnë nga kanabisi. Asgjësohen nëpërmjet djegies në total 1691 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në fshatra të rretheve Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.
Shërbime të Komisariateve të Policisë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet në zona të pyllëzuara të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
1691 bimët e kanabisit u gjetën;
- në fshatin Fregen të njësisë administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë gjetur të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar 421 bimë dyshuara narkotike cannabis sativa.
-
në fshatin Thirre të njësisë administrative Fan, rrethi Mirditë, janë gjetur edhe 1055 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë.
-në fshatin Daul, njësia administrative Milot e rrethit Kurbin, janë gjetur edhe 215 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë.