Policia e Shtetit njofton se, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjerbs të Skraparit, më saktë në vendin e quajtur Qafë-Dëvri, ku një shtetas turk ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pranë firmës Greke të nxjerrjes së mermerit në atë zonë, ku kamioni, i cili përdorej për të mbajtur depozitën e ujit, është batuar dhe si pasojë kjo e fundit ka rrëshqitur duke zënë poshtë punëtorin e firmës mermerit.
Burime policisë Skrapar bëjnë me dije se si pasojë e rrëshqitjes depozitës së ujit aksidentalisht është vrarë shtetasi 60 vjeçar turk. Policia e Skraparit dhe ekspert të krimit po punojnë për gjetjen e detajeve që shkaktuan këtë aksident me pasoj vdekje.