Policia e Skraparit ka vënë në pranga shoferin e kamionit, që shkaktoi aksidentin me vdekje të punëtorit turk, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në firmën e përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje.
Sipas bluve, shoferi A.B., 45 vjeç është arrestuar në flagrancë dhe akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Aksident i rëndë në punë në Skrapar, vdes turku, e zuri depozita e ujit brenda kamionit
“Skrapar/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, me detyrë shofer kamioni, pranë një firme të përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje, Skrapar, pasi mbrëmjen e djeshme duke transportuar uji me një çisterno të cilën e kishte vendosur në karrocerinë e kamionit që drejtonte, çisterna ka rrëshqitur nga karroceria dhe ka përplasur shtetasin Osman Akçay, 60 vjeç, (shtetas turk), i cili ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë në lidhje me arrestimin e shoferit.