-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fuqia punëtore vë në vështirësi të gjithë sektorin bujqësor dhe blegtorinë

Kryesoret

Problematikat në tregun e punës po ndikojnë negativisht në bujqësi. Shumë fermerë që janë afër zonave urbane, të cilët kishin ferma të vogla me 2-3 krerë lope apo të imta, i kanë shitur kafshët dhe kanë gjetur punë në qytet.

Zgjerimi me ritme të shpejta i sektorit të ndërtimit dhe industrisë vitet e fundit, e kombinuar me emigracionin e lartë jashtë vendit, e ka nxitur më tej braktisjen e fshatit.

Në shumicën e fshatrave tani jetojnë mosha të thyera, mbi 60 vjeç. Në vitin 2020, Shqipëria kishte popullsi totale prej 2,845,955 banorësh, ku 1,429,088 janë gra, ndërsa popullsia rurale në të njëjtin vit nuk llogaritet më shumë se 964,791 banorë.

Përqindja e popullsisë rurale ka rënë vazhdimisht nga 42,57% në vitin 2015 në 38,89% në vitin 2020, e shkaktuar nga migrimi jashtë dhe përgjithësisht nivelet më të ulëta të lindjeve.

Emigrantët tërhiqen kryesisht nga zonat urbane, pasi shkalla e urbanizimit është në rritje, pavarësisht një rënie të përgjithshme e popullsisë.

Sipas parashikimeve, popullsia shqiptare do të ulet më tej në vitin 2031 krahasuar me vitin 2020 dhe reduktimi do të jetë më i thellë në zonat rurale, duke zgjeruar hendekun e madh social-ekonomik midis zonave urbane dhe rurale pa kundërmasa. Cilësia e jetës në fshat është më e ulët dhe njerëzit që jetojnë në këto zona janë më afër pragut të varfërisë.

Vazhdimisht furnizimi me energji elektrike është i paqëndrueshëm, sisteme e ujërave të zeza dhe kanalizimeve janë të pasigurta, nuk kryhet grumbullimi i mbetjeve, rrjeti rrugor rajonal dhe rural ose konektiviteti digjital janë shumë dobët.

Si rrjedhojë e këtij hendeku, popullsia në fshat do të vijë në rënie edhe në vitet në vijim dhe do të sjellë rënie drastike edhe në numrin e fermave blegtorale të vogla dhe të mesme./monitor.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit