-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëshmia e ish-agjentit që arratisi Ervis Martinajn me makinë

Kryesoret

Jeton Lami, specialisi i skuadrës operacionale në Policinë e Shtetit që u dënua me 2 vjet e 10 muaj burgim për transportimin e të kërkuarit nga SPAK, Ervis Martinaj, ka thyer heshtjen 1 vjeçare duke folur para gjykatëses së Lezhës, Alda Sadiku.

Jeton Lami ka pretenduar se është i pafajshëm dhe se sipas tij nuk ka “Shpërdoruar detyrën” teksa shoqërohej me Ervis Martinaj. Ai ka folur se gjatë kohës kur transportonte Martinaj, ai nuk ka pasur dijeni se biznesmeni i lojrave të fatit, ishte shpallur në kërkim me vendim gjykate.

“…në kuadër të ushtrimit të detyrës unë kisha dijeni zyrtare që ndaj shtetasit Ervis Martinaj është vendosur masa “arrest në burg”, në mungesë, në datën 17 Maj 2022. Në dosjen gjyqësore të prokurorisë, nuk ka asnjë provë shkresore apo me dëshmitarë që të provojë se Jeton Lami ka dijeni zyrtarisht dhe në formën e kërkuar nga ligji…,” është shprehur Jeton Lami në mbrojtjen e tij.

“…unë kurrë nuk kam marë një detyrë nga shefat e mi për arrestimin e Ervis Martinaj dhe kurrë nuk i jam shmagur çdo detyre që më është ngarkuar gjatë kohës që isha pjesë e policisë….” ka preteduar Jeton Lami.

Sipas hetimeve specialisti i policisë Jeton Lami, ishte njeriu i fundit që ka shoqëruar të kërkuarin Ervis Martinaj, medis datave 5 dhe 6 gusht të vitit 2022.

Lëvizjet e fundit të Martinaj nën shoqërinë e Jeton Lamit, u janë identifikuar në ambjentet e hotel “Kontinenal” dhe Kastrati në Vorë. Ku më pas Martinaj është larguar nën shoqërinë e një automjetij tjetër në zonën e Shijakut, dhe pikërisht në këtë zonë humbin të gjitha gjurmët e tij.

Por gjatë kërkimeve për të mësuar fatin e Ervis Martinaj, policia dhe prokuroria zbuluan se transportues dhe prenotues i hoteleve ku qëndronte Martinaj, ishte punonjësi i policisë, Jeton Lami. / Elton Qyno

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit