KQZ ka reaguar mesditën e sotme pas deklaratave të kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha theu heshtjen zgjedhore, duke kërkuar që të respektohet heshtja zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit.
Sipas KQZ-së sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.
“Po kërcënohen njerëzit”, denoncon kandidati i “BF”: Me Edisonin i kemi mbyll hesapet!
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq vëmendjen e përfaqësuesve politik dhe kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit.
Sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.
Vijon procesi zgjedhor në Rrogozhinë, voton kandidati i PS: Uroj të ketë pjesëmarrje!
Gjithashtu, KQZ tërheq vëmendjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojnë persona të paautorizuar në Qendrat e Votimit.
Në QV dhe rreth tyre lejohen vetëm zgjedhësit, vëzhguesit e akredituar dhe stafi teknik i KQZ”– thuhet në reagimin e KQZ-së.