-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrogozhina zgjedh sot qytetarin e parë të saj, të burgosurit nuk votojnë

Kryesoret

Rrogozhina do të zhvillojë sot votimet për kryetarin e ri të saj, ku rreth 33 mijë qytetarë janë thirrur sërish në kutitë e votimit për të zgjedhur drejtuesin e tyre të katër viteve të ardhshme.

Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, dy kandidatët në garë, Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” do të jenë sot sërish përballë njëri-tjetrit për të parë se kush do të jetë qytetari i parë i Rrogozhinës.

Deri më tani njoftohet se janë 54 qendra votimi, në të cilat, 32 mijë e 826 qytetarë do të drejtohen, nga ora 07:00-19:00 dhe ndryshe nga 14 maji, do të kenë vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun, ku po njëjtë si në zgjedhjet vendore, i pari në fletën e votimit do të jetë i renditur kandidati socialist Edison Memolla dhe numrin 2 do ta mbajë Shkëlqim Hoxha.

Shpresat për këtë të fundit janë shtuar, pasi në këto zgjedhje nuk do të votojnë të burgosurit, që në zgjedhjet e fundit vulosën fitoren e Edison Memollës. Në zgjedhjet e 14 majit, në Rrogozhinë morën pjesë në votime rreth 11 mijë votues,  por me ankesë të koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme zgjedhjet pas një sërë shkeljesh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit