-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkrumbohen 25 hektarë pyje në Peshtan të Fierit, mbërrin helikopteri

Kryesoret

Një vatër zjarri është riaktivizuar që ditën e djeshme në pyllin me pisha në Peshtan të Fierit. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe po përhapen drejt fshatit Kraps teksa zjarrfikëset po punojnë për shuarjen.

Prefektit i qarkut Fier, Lefter Shehaj tha se kanë bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri. Helikopteri “Cougar” i Ministrisë së Mbrojtjes ka mbërritur në ndihmë të forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve në zonën e pyllëzuar në Peshtan.

Më herët një 28-vjeçar, banor i fshatit Peshtan është vënë në pranga pasi dyshohet se ndezi zjarrin për të hapur kullota të reja por flakët dolën jashtë kontrollit duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqen pyjore.

Një sipërfaqe prej 25 hektarësh me pisha, dushk, shkurre dhe ullishte janë shkrumbuar si pasojë e zjarrit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit