Votuesit spanjollë do të shkojnë të dielën drejt vendvotimeve në një palë zgjedhje të përgjithshme që mund ta bëjnë Spanjën vendin më të tjetër anëtar të Bashkimit Evropian që do të kalojë nga e djathta.
Kryeministri Pedro Sanchez ka thirrur zgjedhje të parakohshme, pasi Partia e Punëtorëve Socialistë Spanjollë dhe partneri i saj nga ekstremi i majtë, Unidas Podemos (Bashkë Mundemi), u mposhtën në zgjedhjet lokale dhe rajonale në maj. Sanchez është kryeministër që nga viti 2018.
Shumica e anketave të opinionit për zgjedhjet e 23 korrikut e kanë vënë Partinë Popullore të krahut të djathtë, e cila ka fituar zgjedhjet në maj, para socialistëve të Sanchezit, por kanë parashikuar se asaj do t’i duhet mbështetja e partisë së ekstremit të djathtë, Vox, për të formuar një qeveri.
Një koalicion i tillë do të kthente një forcë të ekstremit të djathtë në qeverinë spanjolle për herë të parë që kur vendi kaloi në demokraci, në fundin e viteve ’70, pas sundimit gati 40-vjeçar të diktatorit Francisco Franco.
Kundërshtarë të tyre janë socialistët dhe një lëvizje e re, e quajtur Sumar, e cila ka bërë bashkë 15 parti të vogla majtiste për herë të parë.
Teksa asnjë parti nuk pritet të fitojë një shumicë absolute, spanjollët praktikisht do të zgjedhin ndërmjet një tjetër koalicioni majtist dhe një partneriteti mes krahut të djathtë dhe ekstremit të djathtë. /REL
Artikulli i plotë këtu.