-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Maqedonisë së Veriut vizitë në Pustec me Begajn, flet për Ballkanin e Hapur

Kryesoret

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Pustec me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Veç takimeve me përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase në zonë, dy presidentët vizituan Shtëpinë Muze “Sterjo Spasse” në Gollomboç.

Gjatë takimit, Begaj vuri në dukje rolin e shqiptarëve në stabilitetin e Maqedonisë së Veriut.

Penderovski për çështjen e Ballkanit të Hapur tha se çadër për të gjitha nismat është Procesi i Berlinit, i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur.

“Ballkani i Hapur që nga fillimi ishte një bashkëpunim rajonal mes shteteve të Ballkanit. Ka mbi 50 nisma për bashkëpunim, e Ballkani i Hapur ishte një prej tyre. Është e pakontestueshme për 6 vendet që janë pjesë e Ballkanit të Hapur, se çadër për të gjitha nismat është Procesi i Berlinit, i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur,” u shpreh Penderovski.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit