-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë fshihet pas djegies së makinës së zv/kryeministrit Artan Grubi?

Kryesoret

Derisa Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Prokuroria Publike e Shkupit (PPP) po i vazhdojnë hetimet për zbulimin e autorëve dhe shkaqeve të djegies së një automjeti që shfrytëzohej nga zëvendëskryeministri Artan Grubi, në publik po vazhdojnë debatet rreth pronësisë së këtij automjeti tash e tri ditë me radhë.

Incidenti ka ndodhur të shtunën, më 22 korrik, në lagjen Çair në Shkup, para banesës ku jeton zëvendëskryeministri Grubi.

Pas publikimit të lajmit në të gjitha mediat për djegien e veturës së Grubit, MPB-ja e konfirmoi incidentin, por edhe sqaroi se vetura e tipi Audi ishte në pronësi të një personi 35-vjeçar me inicialet B.L. nga Shkupi.

Nga Prokuroria publike thanë se menjëherë pas incidentit ishte dhënë urdhër për zbardhjen e rastit, por edhe për sigurimin e të dhënave për mënyrën dhe kohën e blerjes së automjetit, pronësinë dhe përdorimin e tij.

“Nëse kontrollet na dërgojnë në elemente për vepër penale, e cila ndiqet me detyrë zyrtare, Prokuroria do të veprojë në pajtueshmëri me kompetencat e saj ligjore”, tha Prokuroria në një njoftim, pa dhënë detaje të tjera. (Lexo KETU lajmin e plotë).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit