-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E djathta spanjolle dështoi të sigurojë shumicën, paqartësi pas zgjedhjeve

Kryesoret

Spanja mund të përballet me javë, madje edhe muaj të bllokimit politik dhe ndoshta me një palë zgjedhje të reja, por votimet e së dielës prodhuan një rezultat që do të përshëndetet me lehtësim në kryeqytetet kontinentale që sikurse Madridi mbështesin fort Bashkimin Evropian.

Partia Vox e Spanjës, me prirjen e saj ultra-nacionaliste, humbi mbështetjen mes votuesve në zgjedhjet e së dielës, duke rrënuar shpresat e saj për të qenë një “lojtare e fortë” dhe për t’u bërë pjesë e një koalicioni qeverisës, që do t’i kishte dhënë të djathtës ekstreme pjesën e saj të parë të pushtetit në Spanjë që nga diktatura e shekullit të kaluar të Francisco Frankos.

Partia Popullore konservatore fitoi zgjedhjet, por doli shumë më poshtë sesa parashikimet e anketave sipas të cilave ajo do ta rrëzonte kryeministrin socialist Pedro Sánchez, nëse formonte një qeveri me Vox-in.

Edhe pse socialistët e Pedro Sánchezit përfunduan në vendin e dytë, ata dhe partitë aleate e festuan rezultatin si një fitore pasi forcat e tyre të kombinuara fituan pak më shumë vende se Partia Popullore dhe Vox-i. Blloku që ka të ngjarë të mbështesë Sánchezin ka gjithsej 172 vende, ndërsa e djathta 170.

“Ishte një fitore e Pirros për Partinë Popullore, e cila nuk është në gjendje të formojë një qeveri”, tha analistja politike Verónica Fumanal, duke shtuar se “shoh një skenar bllokimi në parlament”.

Rezultati më i ngushtë nga sa pritej, ka të ngjarë të prodhojë javë të tëra lojërash politike dhe pasigurie mbi udhëheqjen e ardhshme të Spanjës. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit