-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ejani shpejt…”! Turisti i shtrirë në tokë, fshati “ngrihet në këmbë”

Kryesoret

Një turist austriak është aksidentuar me motor duke rënë në një greminë në Selishtë të Dibrës. Banorët e zonës i kanë shkuar të parët në ndihmë. Më pas njoftuan policinë e cila e transportoi në spital. Turisti, sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Policia e Dibrës dhe banorët e zonës i shkojnë në ndihmë një turisti austriak që ishte rrëzuar duke drejtuar motoçikletën dhe kishte pësuar dëmtime fizike, gjatë eksplorimit në një zonë malore.

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka telefonuar një banor i fshatit Lukan, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, për një turist austriak që ishte rrëzuar me motoçikletë, duke eksploruar zonën malore të këtij fshati, në njësinë administrative Selishtë, bashkia Dibër, dhe kishte vështirësi për të lëvizur. Menjëherë pas telefonatës, shërbimet e Policisë janë nisur drejt këtij vendi, për të ndihmuar turistin.

Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë e kanë transportuar shtetasin austriak nga terreni malor ku ishte rrëzuar deri në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë. Turisti mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit