-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fatura fiktive/ Sekuestrohen 1.3 mln Euro dhe miliona Lekë

Kryesoret

Gjashtë persona, tre shqiptarë dhe tre italianë janë vendosur nën hetim në Gjirokastër për mashtrim. Janë sekuestruar 1.3 milionë Euro dhe 13 milionë lekë. Hetimet po kryhen edhe në bashkëpunim me autoritetet italiane. Policia njofton se gjashtë personat krijuan skema mashtrimi dhe përfituan shuma të mëdha nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së, duke krijuar dhe tre kompani të rreme.

Personat në hetim;
– I. Q., E. B. dhe Z. K., shtetas shqiptarë;
– A. D., S. C. dhe S. C., shtetas italianë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar subjekte dhe kanë lëshuar fatura me TVSH fiktive, për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore, për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së.

Këto skema mashtrimi për të cilat dyshohen shtetasit e sipërpërmendur po hetohen për lidhjet me shtetasin italian V. R., i arrestuar dhe i dënuar në vitin 2009 dhe 2013, nga strukturat e policisë tatimore në Caltanissetta të Italisë, për “Mashtrim tatimor për miliona euro, e kryer nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm dhe metodik të faturave false, për mallra dhe shërbime të pakryera apo të kryera për shuma dukshëm më të ulëta”.

Gjithashtu është konstatuar përfshirja e subjektit të arrestuar nga autoritetet italiane në përvetësimin e rëndë, si dhe në regjistrimin fiktiv të pasurisë V. R., duke shfrytëzuar rreth 11  kompani të ndryshme duke falsifikuar fatura për shërbime dhe/ose shitje mallrash të pa kryera dhe për t’u rimbusuar me TVSH” thotë policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit