E hëna nis tragjike. Dy të vdekur dhe një i plagosur që në mëngjes. Aksidenti ndodhi në aksin Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”. Përplasja e një “Fiati” dhe një zetori rezultoi fatale për dy jetë.
Paraprakisht dyshohet se makina tip “Fiat” ka qenë me shpejtësi të lartë dhe i ka rënë nga pas zetorit. Pas goditjes, shoferi i zetorit, Ardian Tomaj ka humbur kontrollin dhe mjeti i tij ka dalë nga rrugë.
Për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por fatkeqësisht drejtuesi i mjetit “Fiat”, Prend Marku dhe pasagjeri Martin Gjoka nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Shkak dyshohet se ka qenë humbja e kontrollit nga shpejtësia ose pagjumësia. Nuk përjashtohet defekti teknik. Hetimet vazhdojnë.
Makina përplaset me zetorin, 2 të vdekur dhe një i plagosur në Lezhë