Pak para mesnatës ka nisur numërimi i votave për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës. U desh më shumë se 4 orë para se të fillonte procesi.
Në garë për kryebashkiakun e ri të qytetit të Rrogozhinës janë Edison Molla, kandidat i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i Berishës.
Pjesëmarrja sot ishte 36%. Rreth 4% më shumë se në 14 maj. Procesi kishte disa incidente.