Pasditen e sotme ka humbur jetën një 87-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë i moshuari me inicialet N. S është rrëzuar në banesën e tij.
Si pasojë e rrëzimit ai mori plagë të rënda të cilat i morën jetën.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në rrugën “Llazi Miho”, në Kombinat
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.