-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Problemet e pronësisë vazhdojnë të pengojnë zhvillimin e zonave malore

Kryesoret

Banorët e zonës malore në veri të Shqipërisë pas vitit 1991, kur edhe ndryshoi sistemi politik, u kthyen në trojet dhe pronat e tyre duke refuzuar zbatimin e ligjit 7501 të vitit 1991 për ndarjen e tokës.

Por, 30 vite pas këtij ndryshimi, kur turizmi malor po zhvillohet me shpejtësi në zona të tilla si Valbona, Vermoshi, Lëpusha, Tamara, Razma, apo Thethi, pjesa më e madhe e banorëve po përballen me pamundësi për zhvillimin e pronës së tyre për shkak të mungesës së çertifikatës së pronësisë mbi tokën dhe pronat e trashëguara brez pas brezi.

“Thethit i është bërë një padrejtësi e madhe. Nuk i jepen tapitë e tokave, megjithëse janë autoktonë, nuk kanë probleme me njëri-tjetrin.

Nuk ka pasur nevojë asnjë lloj grupimi për t’i nda tokat e Thethit, sepse janë ndarë prej shekujsh, gjithsecili njeh njëri-tjetrin, kushërinjtë njohin njëri-tjetrin.

Janë të gjithë thethjanë, janë në trojet e veta. Dhe janë akoma sot të pazhvilluara bizneset. Ato biznese që janë të ngritura, janë të gjobitura shumëfish”, thotë banori i njësisë administrative Theth, David Lteri.

Përpjekjet e vazhdueshme të banorëve, për t’u pajisur me çertifikatën e pronësisë për pronat e trashëguara, kanë ndeshur në vesh të shurdhër dhe zvarritje nga viti në vit. Ndërsa përpjekja për të investuar në ndërtimin e bujtinave apo rikonstruktimin e kullave ekzistuese i ka përballur me ligjin.

Vetëm në Theth, më shumë se 40 banorë janë penalizuar nga policia dhe prokuroria duke u ndjekur penalisht për ndërtime të jashtëligjshme dhe kjo për shkak të mungesës së çertifikatës së pronësisë. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit