Dy ministrat, Taulant Balla i Shqipërisë dhe Xhelal Sveçla i Kosovës u takuan sot në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë për të gjetur një zgjidhje për arsye se gjatë ditëve të fundit në drejtimin Shqipëri-Kosovë ka pasur radhë të gjata të emigrantëve që kthehen me pushime.
Por përse janë shkaktuar radhët?
Këto radhë krijohen sepse makinat me targa të huaja me përjashtim të mjeteve me targa të Shqipërisë duhet të paguajnë siguracion për të hyrë në Kosovë.
Bazuar në vendimin e Ministrisë së Financave të Kosovës, është e nevojshme regjistrimi, për të përfituar rimbursimin e siguracionit. Nga ana tjetër shoqatat e siguracioneve deklarojnë të dhëna, që janë të dyshimta. Por ky vendim ka krijuar radhë në kufi.
Opsionet për zgjidhje
Taulant Balla renditi disa opsione për zgjidhjen. “Të gjejmë modalitetet sesi t’i japim një zgjidhje që pajisjen me siguracion, mos ta bëjnë më në pikën e kalimit kufitar, por, një propozim, ka qenë ta bëjnë brenda një kohe të caktuar, sapo hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, ose brenda një distance të caktuar.
Në shumë vende p.sh., ka një model që brenda një distance, 50-100 km, ke kohën ose mundësinë për t’u pajisur me këtë siguracion. Mendoj që një prej arsyeve të këtij niveli të lartë të këtij trafiku është pikërisht kjo” tha ai. Për momentin zgjidhje nuk ka.
Sveçla dhe Balla heshtin për raportin Kurti-Rama: Duhet të zbatojmë marrëveshjet