-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet gara për tre anëtarë të KLGJ-së (Kushtet dhe procedura)

Kryesoret

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka njoftuar sot shpalljen për hapjen e procedurës së aplikimit të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në datën 12 dhjetor 2023 përfundojnë mandatin e plotë 5 vjeçar tre anëtarë të KLGJ-së, 2 (dy) nga të cilët janë zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) nga radhët e gjyqtarëve të apelit.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë shpalli sot thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit.

Brenda datës 4 shtator gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin një kërkese me shkrim drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Lexo këtu kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

Anëtarët të cilëve u mbaron mandati në KLGJ janë Brikena Ukperaj (Apel), Marcela Shehu dhe Dritan Hallunaj (Shkalla e parë).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit