-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret në Greqi, digjen shtëpi në fshatëra

Kryesoret

Situata me zjarret në Rodosin Jugor është jashtë kontrollit pasi dy frontet e zjarrit janë aktualisht fshatrat Gennadi dhe Vati.

Më herët në fshatin Asklipeio pati dëme të madhe, teksa tre shtëpi u dogjën. Fshatarët apeluan për ndihmë. Zjarrfikësit dhe vullnetarë ndodhen në zonë duke u përpjekur të vënë nën kontroll situatën.

“Të gjitha forcat e Mbrojtjes Civile veprojnë në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha frontet. Në Rodos ka një riaktivizim të madh pranë vendbanimit Asklipio,” thonë autoritetet.

Në këtë moment zjarri ka kaluar nga Asklipieio dhe po shkon në jug drejt Kiotari dhe Gennadi. Në të njëjtën kohë, zjarrfikësit po luftojnë zjarret në zona të tjera të ishullit ku në operacionet e fikjes së zjarrit janë përfshirë 266 zjarrfikës, 55 automjete dhe 16 grupe të njësive këmbësore, ndërsa tre helikopterë dhe katër avionë po hedhin ujë nga ajri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit