Në ndihmë të forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve në fushën e mbetjeve në Vlorë ka shkuar një helikopter i forcave të armatosura.
Për përmirësimin e situatës ne grumbullimin e mbetjeve është punuar gjatë gjithë natës dhe vijohet aktualisht. Momentalisht janë dy vatra zjarri ende aktive në zonë.
Flakët e zjarrit në Vlorë u ndezën një ditë më parë duke u përhapur me shpejtësi të madhe e duke ndjellë shqetësim te banorët e zonës.