Ndërhyrja e ushtrisë dhe puna intensive e zjarrfikësve gjatë gjithë natës ka bërë që situata me zjarret në fushën e mbetjeve në Vlorë të përmirësohet.
Flakët vijojnë në fushën e mbetjeve urbane, por ndyshe nga dje sot janë vetëm 2 vatra aktive.
Gjatë gjithë natës forcat zjarrfikëse me mjetet e bashkisë, por dhe të ushtrisë punuan për të izoluar flakët të cilët u intensifikuan shumë gjatë orëve të pasdites vonë të 23 korrikut.