-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë përmban dosja që SPAK i dorëzoi Interpol pas kontrolleve në banesat e Ahmetajt?

Kryesoret

SPAK ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetaj, vendim i marrë të hënën pasi ish-zv.kryeministri nuk u gjet gjatë kontrolleve të uniformave blu.

Me kërkesë të SPAK-ut, Interpol Tirana përcjell dosjen e Arben Ahmetajt në zyrat qendrore të organizatës në Lion të Francës. Pjesë e dosjes, janë të dhënat personale të ish-zëvendëskryeministrit, emri, atësia, mbiemri, datëlindja, kombësia dhe shtetësia, fotot e tij, përshkrimi fizik, gjurmët e gishtave, relacioni i SPAK me faktet e akuzës dhe provat kryesore dhe vendimi i GJKKO për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij arrest me burg në mungesë.

Zyra qendrore e Interpolit shpall më pas në kërkim Ahmetajnt në 194 shtete anëtare të cilave u kërkohet arrestimi i tij për t’ia dorëzuar Shqipërisë për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij.

Shumat e përfituara, sipas prokurorisë, janë kthyer në prona, konkretisht dy vila në Hamallaj dhe Palasë, të sekuestruara pak muaj më parë nga GJKKO me urdhër të SPAK, edhe pse ishin në pronësi përkatësit të Erjola Hoxhës, partneres aktuale të Ahmetajt dhe ish-gruas së tij Albina Mançka.

Më 18 korrik prokuroria ushtroi kontroll në 7 banesa ku gjeti dhe sekuestroi dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap–top, telefona celularë, USB etj., të cilët po i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.

Gjykata ka vendosur edhe masën e sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 pasuri nga të cilat 4 apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj, si dhe 2 llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 Euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit