Arlind Sylia është i riu që ndërroi jetë në Velipojë. Sipas policisë rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, 20 vjeçari, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.
Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia.